Sa kushton marrësi digjital (resiveri)?
Marrësi digjital (resiveri) është pronë e IPKO-s dhe nuk shitet, ndërsa aktivizimi i shërbimit ju kushton €20.00.
Sa kushton resiveri?
Resiveri është pronë e IPKO-së dhe nuk shitet, ndërsa çmimi i aktivizimit të shërbimit dallon varësisht sa muaj abonoheni në pakon e televizionit digjital. Për abonim një mujor aktivizimi i shërbimit është 20 EUR, abonimi 3 muaj – aktivizimi 15 EUR, abonimi 6 muaj – 10 EUR, dhe nëse abonoheni paraprakisht për 12 muaj atëherë aktivizimi i shërbimit do t’ju kushtoj 0 EUR.
Kur do të shtohen kanalet e reja?
Ne vazhdimisht punojmë për të pasuruar përmbajtjen e Televizionit Digjital dhe ju informojmë secilen herë përmes Kanalit të parë.
Cfarë është Pay Per View?
Pay Per View është shërbimi me anë të cilit ju mund të shikoni programe sipas dëshirës tuaj, përmes kredisë së blerë në dyqanet tona apo përmes SMS-it. Ky shërbim vjen me pakot Familjare dhe Premium.
Si të blej kredi për Pay Per View?
Kredinë për të parë programe përmes shërbimit Pay Per View mund ta bleni në dy mënyra, përmes dyqaneve tona apo përmes SMS-it.
Kam humbur SMART kartelën. Cfarë të bëj tani?
Shkoni në dyqan të IPKO-s, e tregoni rastin dhe e blini kartelën e re. Kartela e re kushton €15.00. Keni kujdes! Procedura për futje të kartelës në resiver është e njëjtë.






