IPKO njihet si një nga kompanitë e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë. E themeluar në vitin 1999, IPKO është rritur nga ofruesi i parë i internetit në mbarë Kosovën, në një kompani moderne që ofron gamë të plotë të shërbimeve të integruara si dhe përmbajtje, në komunikimet mobile, telefoninë fikse, TV kabllor dixhital dhe shërbimet e internetit. Sot, IPKO është operatori i parë dhe më dominues mobil që ofron internet mobil të shpejtë dhe stabil– rrjetet 3G dhe 4G në Kosovë.
Me ardhjen e saj në tregun e telekomunikacionit të Kosovës, IPKO futi konkurrencën në kuadër të telefonisë mobile në Kosovë; Çmimet janë ulur dhe niveli i cilësisë së shërbimeve është ngritur në nivelin më të lartë të mundshëm.
IPKO vazhdon të jetë ofruesi kryesor i internetit si për nga numri i konsumatorëve ashtu edhe për nga shtrirja e rrjetit. Kompania është gjithashtu lider në shërbimet e televizionit kabllor dixhital me përmbajtjen më cilësore dhe numrin më të madh të klientëve. IPKO ka rrjetin më të madh fiks në Kosovë me 350.000 porte në dispozicion, ndërsa numri i konsumatorëve në telefoninë fikse po rritet vazhdimisht.
Në secilin segment – celular, fiks, internet dhe TV dixhital kabllor – IPKO ka rrjetin më të fundit dhe më cilësor në vendin tonë.
IPKO e gjen veten në fazën e rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm. IPKO ka 25 dyqane zyrtare të shitjes në të gjithë vendin, mbështetje teknike dhe kujdesin ndaj klientit në dispozicion 24x7x365, dhe një rrjet të gjerë të distributorëve të autorizuar.
Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?